Majko: Kjo qeveria tranzitore nuk hyn te shprehja e Ramës “Kur do flasim”
“Kur do flasim”. Ky ishte mesazhi direkt qe kryeministri Edi Rama i bëri sot nga Samiti Diaspores, kreut te PD-se, Lulzim Basha, pas situates me te fundit te krijuar me djegien e mandateve te opozites ne Kuvend.
Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe deputeti i PS, Pandeli Majko Nderkohe, ministri i shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ne nje prononcim per mediat, e intersuar pikerisht per kete teme, e nese do te kete nje takim mes tyre, ka thene se “qeveri tranzitore” nuk do te jete pjese e diskutimit.
Pyetur nga mediat nese do te pranoje ai te jete kryeministër i qeverisë tranzitore, qe kerkon opozita, Majko ka thene prere:
“Kjo qeveria tranzitore nuk hyn tek shprehja “kur do flasim”.
Pyetur me tej se kush duhet të luajë një rol pajtimi mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri Majko e ka nje emer.
“Pse mos të negociojë presidenti Meta, kushdo që nxit dialogun është i mirëpritur”, shtoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



