Vetdorëzimi i Matës/ Ai fshihej në Tiranë, dalin detaje të reja
Dalin detaje të reja nga vetdorëzimi në polici i Ervin Matës, një ndër protagonistët e ngjarjes së rëndë të 4 tetorit të vitit të kaluar.
Bëhet e ditur se ai është vetdorëzuar mbremjen e djeshme pas negociatave të bëra me policinë.
Sipas njoftimeve paraprake, që nga mbrëmja e 4 tetorit, Ervin Mata fshihej në Tiranë.
Pikërisht më 4 tetor, pas një sherri të ndodhur në një prej lokaleve në zonën e ish-bllokut, mbeti i vrarë Fabiol Gaxhaj, ndërsa u plagosën disa persona.
Në njoftimin e policisë saktësohet se “Ervin Mata është person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuara nga nenet 79 dh, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



