Gazeta zviceriane: Rama, një autokrat që udhëheq një vend me parlament të rënë e drejtësi e media të kapur!
Nuk ka ditë që media të ndryshme të njohura europiane të mos trajtojnë gjendjen e rënduar në Ballkan dhe në Shqipëri. Së fundmi gazeta zvicerane “Neue Zuercher Zeitung” i ka kushtuar një shkrim zhvillimeve të fundit në rajonin tonë duke i mëshura faktit se ka nisur një pranverë ballkanike edhe pse zyrtarët e BE ende nuk janë të gatshëm ta pranonjnë këtë fakt.
Në shkrim e të përditshmes zviceriane përmendet me emër edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili etiketohet si një autokrat, me parlament në rënie, gjyqësor të kapur, dhe media të kapura.
“Terreni për këtë frustrim është i ngjashëm në të gjitha vendet. Ai ka një komponent ekonomik dhe një komponent politik. Ekonomia është në stanjacion, papunësia po rritet me ritme të larta dhe punëtorët e kualifikuar po shpërngulen në numër të madh. Sistemi politikisht është vetëm nominalisht demokratik, por i mungojnë mekanizmat e kontrollit që përbëjnë një demokraci liberale. Në vend të kësaj, fuqia e ekzekutivit është vendimtare dhe ajo mishërohet nga autokratët Vuçiç, Rama, Gjukanoviç dhe Dodik. Parlamenti është në rënie dhe gjyqësori nuk guxon të jetë i pavarur. Pjesa më e madhe e mediave raporton në frymën e qeverisë. Zgjedhjet në këto rrethana janë thjesht plebishite, në të cilat udhëheqësit vetëm sa legjitimojnë pushtetin e tyre periodikisht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



