E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi i Grupit të PS, deputetët i kërkojnë Sandër Lleshit garanci për sigurinë e tyre
Politikë

Vendimi i Grupit të PS, deputetët i kërkojnë Sandër Lleshit garanci për sigurinë e tyre

Grupi Parlamentar i PS-së pas mbledhjes së zhvilluar sot ka vendosur që seanca plenare do të realizohet nesër në orën 10:00. Edhe pse opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë ditën e martë paradite, të majtët kanë vendosur të vazhdojnë me punimet normale të Parlamentit.

Gjatë mbledhjes së Grupit të Partisë Socialiste është bërë e ditur se në këtë seancë plenare do të bëhet betimi i 4 deputetëve të rinjtë, cilët pritet të marrin mandatin sot nga KQZ

Katër deputetët e rinj do të jenë kandidatët nga radhët e LSI-së. Mësohet se në Parlament do të marrë mandatin, Ylli Shehu kandidati i LSI-së në Tirane, Aurora Mara, kandidate e LSI-së në Dibër, Enver Roshi, kandidat për deputeti i LSI-së në Elbasan dhe Edmond Rrushi, kandidat për deputet në Tiranë.

Kërkesa për sigurinë

Burime pranë PS bënë të ditur se në mbledhjen e Grupit Parlamentar i është kërkuar Ministrisë së Brendshme të ketë kujdes për deputetët. Deputetët kanë kërkuar që të t’u garantohet siguria fizike, duke qenë se në seancën e fundit ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe deputeti i PS-s, Paulin Sterkaj u përballën me turmën e protestuesve.

Rama-grupi i PS

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.