E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhunimi i mjekut, ministria: Dënim maksimal, ndryshime edhe në Kodin Penal
Lajme

Dhunimi i mjekut, ministria: Dënim maksimal, ndryshime edhe në Kodin Penal

Pas dhunimit të mjekut Zef Doda në spitalin e Lezhës, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ky institucion thotë se autorët duhen dënuar maksimalisht.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke e denoncuar këtë akt, kërkon nga organet e drejtësisë të reagojnë menjëherë me dënimin e merituar për agresorët e mjekut dhe kërkon sensibilizimin dhe mbështetjen e shoqërisë për bluzat e bardha në krye të detyrës, në shërbim të popullatës”, shkruhet në reagim.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka propozuar ndryshime në Kodin Penal si edhe regjim të ri në spitale, për displinimin e vizitave të familjarëve.
“Ministria e Shëndetësisë ka propozuar ndryshimet në kodin penal për të vendosur ekskluzivisht goditjen dhe kanosjen për shkak të detyrës si vepër penale, paralelisht me vendosjen e një regjimi të ri në spitale, për disiplinimin e vizitave të familjarëve dhe riorganizimin e sigurisë në spitale.  Kujdesi shëndetësor që duam duhet të ketë në themel frymën e besimit, ofrimin e kujdesit të pakushtëzuar, pavarësisht statusit social të atij që ka nevojë, por njëherësh, edhe respektin ndaj figurës së mjekut dhe infermierit. Ne do të punojmë fort, por na duhet ndihma e gjithsecilit prej jush, për t’a rikthyer këtë raport, të thyer keqazi ndër vite”, përmbyllet reagimi zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.