E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kujt po i përgjigjet Ministri i Mjedisit? Klosi: Nuk ka asnjë autorizim për TEC-in e Korçës
Politikë

Kujt po i përgjigjet Ministri i Mjedisit? Klosi: Nuk ka asnjë autorizim për TEC-in e Korçës

Këtë të dielë TEC-i i Korçës ka marrë vëmendjen e politikës, fillimisht me denoncimin e ish kryeministrit Berisha e më pas me një reagim të vetë kryetarit socialist të Bashkisë së qytetit, i cili shprehej kundër projektit.

Por pas këtyre dy reagimeve, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi ka shkruar në rrjetin social duke deklaruar se po bëhet një zhurmë e “politikës së sajesave” për termocentralin e Korçës. Klosi thotë se nuk ka asnjë autorizim e asnjë leje për TEC-in, një reagim që më së shumti i shkon shkresës së dërguar nga vetë kryebashkiaku Sotiraq File.

“TEC-i Korçës një zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr! S’ka asnjë autorizim e asnjë leje jo e jo, po thjesht një miratim në parim si investim sratetegjik. Për sa kohë s’ka një projekt të standardeve të BE-së, s’ka asnjë shans jo për të nisur punë, po për asnjë autorizim!”-shkruan Klosi.

Kujtojmë se në lidhje me projektin e TEC-it të Korçës kanë dalë një sërë detajesh, përfshi këtu edhe faktin se projekti kap shifra prej qindra miliona eurosh investim. TEC është parashikuar që të bëhet nga një kompani e huaj dhe të funksionojë me gazin i cili do të vijë nga TAP.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.