E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GRIDA DUMA: NUK KA ZGJEDHJE NË QERSHOR PA PD-NË! PRANOJMË NJË QEVERI TJETËR TË MAJTË, PA EDI RAMËN
Politikë

GRIDA DUMA: NUK KA ZGJEDHJE NË QERSHOR PA PD-NË! PRANOJMË NJË QEVERI TJETËR TË MAJTË, PA EDI RAMËN

E ftuar neë emisionin ‘Kapital’ në Vizion Plus, Grida Duma ka thënë se asgjë nuk mund të parashikohet tanimë në politikën shqiptare.

Por ajo është shprehur e sigurtë se nuk mund të ketë zgjedhje lokale më 30 qershor pa PD

‘Zgjedhjet as që bëhet fjale të mbahen pa PD. Nuk mund të ketë opozitë artificiale. Nuk mund të jetë askush kaq i papërgjegjshem që të cojë një vend anëtar të NATO në zgjedhje pa opozitë’.

Duke folur për objektivin e lëvizjes radikale, atë të dorezimit të mandateve, Duma  ka deklaruar : ‘Objektiv nuk është rrëzimi i kësaj qeverie dhe ardhja e një qeverie të djathtë. Mund të jetë një qeveri tjetër e majtë, por jo me Edi Ramën’.

Lidhur me rolin e faktorit ndërkombëtar qe ka dënuar pa ekuivok dorëzimin e mandateve, Duma ka thënë se ‘Ndërkombëtarët jane duke kryer detyrën e tyre. Ata duan zgjidhje institucionale, kjo është normale nga ana e tyre. Ne po punojme qe t’i  bindim ata që beteja jonë jashte institucioneve është për ti bërë vetë institucionet funksionale’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.