Rudina Hajdari nuk e dorezon mandatin e deputetit
Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka thyer heshtjen sa i përket vendimit për djegien e mandatit të deputetit.
Hajdari u shpreh se, sipas saj, parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, e për këtë e ka konsideruar vendimin për mos-djegien e mandatit si atë të duhurin.
“Unë mendoj që parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, i jep oksigjen partive politike. Është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin. Prandaj duke marrë parasysh që kjo është një përgjegjshmëri shumë e lartë që unë ndjej mbi shpatulla, mendoj që qëndrimi në parlament do të ishte vendimi më i duhur“, deklaroi Rudina Hajdari.
Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, është kështu e dyta në listën e PD-së, pas deputetit Myslym Murrizi, që nuk pranon të djegë mandatin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



