E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shehi: Kushtetuta duhet ndryshuar, s’mund të lëmë më tiranë në pushtet!
Politikë

Shehi: Kushtetuta duhet ndryshuar, s’mund të lëmë më tiranë në pushtet!

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është i mendimit se Shqipërisëe i duhet një Kushtetuë e re, e veçanërisht në lidhje me sistemin zgjedhor.

I ftuar në emisionin 5 pyetje nga Babaramo, Shehi u shpreh se për të kaluar tranzicionin duhen bërë ndryshime të forta në Kushtetutë.

“Ata që po na zëvendësojnë kanë marrë një vendim që do e gjykojë koha. Do të zëvendësojnë numrin, por politikisht është e pazëvendësueshme, po ashtu edhe moralisht. Juridikisht mund të gjenden lloj lloj justifikimesh. Kjo lloj opozite e sajuar nuk do të jetë në gjendje të bëjë opozitë, ndërsa një pjesë e personazheve e bëjnë pak qesharake politikën. PS-ja ka njerëz të arsyeshëm brenda, përtej Ramës. Kjo e diskrediton Ramën.

Duhet një qeveri e përbashkët që të bëjë ndryshimet në kodin zgjedhor. Ka ardhur dita që të bëjmë një Kushtetutë të re. Të balancojmë pushtetet, ti rikthejmë presidentin shumë nga kompetencat që i hoqëm, por të votohet në popull. Në esencë të mbetet një republikë parlamentare.

Ne duhet të vendosim disa kufizime për pushtetet, nëse kalon më shumë se dy mandate, cdo njeri do të bëhet dhunues lirish dhe agresiv. Kufizimi për individin., jo për subjektin. Të vendoset tetë vite, dy mandate dhe nëse është burrë i mirë ky le të shkojë President. Dy mandate të bëhet edhe për bashkitë. Për cfarë duan këta njerëz që kanë tre mandate dhe kërkojnë për herë të katërt” tha ai.p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.