Rama ndjen se po i lëkundet fortë karrigia, u kërkon ndihmë sërish partive pa perjashtim
Kryeministri Edi Rama ndodhet në ditët më të vështira të qeverisjes së tij.
Tashmë pas djegies së mandateve nga PD dhe LSI, si dhe shtimit të protestave të drejtuara nga opozita, Rama po e ndjen se karrigia e tij po lëkundet fort.
Për këtë arsye, Rama ka marrë sërish në konsideratë, parti që dikur i kishte shpërfillur dhe kishte tentuar t’i shkrinte.
Kryeministri ka riaktivizuar, PSD-në e Skënder Gjinushit dhe PDS-në e Paskal Milos, G-99 të drejtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, si dhe Partinë Komuniste që shfaqet në varreza për festën e çlirimit dhe vdekjen e diktatorit Enver Hoxha.
Gjithashtu në listë janë edhe parti enigmë që nuk dihet se ku i kanë selitë. Sëbashku në total janë plot 23 parti, që Rama ka vendosur t’i afrojë pranë vetes.
Për të lidhur sërish fijet, Rama dërgoi në takim Taulant Ballën. Ky i fundit sëbashku me aleatët, nënshkruan një deklaratë, ku këto parti i sigurojnë Ramës fitoren e 30 qershorit.
Deklarata për shtyp
Partitë politike të mbledhura në një tryezë konsultimi, thirrur nga Partia Socialiste:
– duke analizuar situatën politike në vend,
– duke gjykuar braktisjen e Kuvendit të Shqipërisë nga një pjesë e deputetëve të PD dhe LSI,
– duke konsideruar reagimin dhe mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar,
– duke inkurajuar pa rezerva hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE,
– duke mbështetur me të gjitha energjitë funksionalitetin e shtetit dhe normalitetin shoqëror,
– duke këmbëngulur për zbatimin e Reformës në Drejtësi, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit,
– duke theksuar rëndësinë politike të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit të këtij viti,
DEKLAROJMË SE :
Braktisja nga një grup deputetësh të PD dhe LSI të Kuvendit, të tempullit të demokracisë institucionale, synon të dëmtojë rëndë interesat tona kombëtare dhe strategjike në favor të interesave të ngushta të karrierës personale dhe llogarive partiake.
- Retorika dhe përdorimi i dhunës prej PD dhe LSI për qëllime politike tenton destabilizimin e vendit dhe kaosin shoqëror, duke na kthyer shumë vjet mbrapa, në të kaluarën me ngjarje të rënda të viteve ‘97 e ’98.
- Mbështesim ndryshimet e propozuara të Kodit Zgjedhor dhe thellimin e këtyre ndryshimeve për të garantuar depolitizim të plotë të të gjithë Administratës Zgjedhore, pjesëmarrjen e emigrantëve në proceset zgjedhore dhe përdorimin e teknologjisë për numërimin elektronik të votave në një projekt pilot qysh në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.
- Angazhohemi për të ndërtuar një platformë të përbashkët për një koalicion funksional dhe fitues të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
- I bëjmë thirrje partive politike të të gjithë spektrit pluralist në vend të respektojnë afatet e regjistrimit në KQZ sipas Kodit Zgjedhor.
Partia Socialiste
Partia Social Demokrate
Partia Demokracia Sociale
Aleanca Popullore
Partia Socialiste e Moderuar
Aleanca Demokratike
Partia e Gjelbër
Partia e Unitetit Kombëtar
Partia G99
Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
Partia Ardhmëria Shqiptare
Partia Për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
Partia Socialpunëtore e Shqipërisë
Partia e Reformve Demokratike Shqiptare
Partia e të Drejtave të Mohuara
Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane
Partia e Punës së Shqipërisë
Partia Komuniste e Shqipërisë – 8 Nëntori
Partia Demokratike për Integrim dhe Prosperitet
Partia Kristiandemokrate
Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare
Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
Partia e Çështjeve Shqiptare
Partia Demokracia e Re Europiane
Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve
Partia Fronti i Majtë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



