E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Opozita e re” në Kuvend voton pro të gjitha projektligjeve të qeverisë
Politikë

“Opozita e re” në Kuvend voton pro të gjitha projektligjeve të qeverisë

Deputetët e që morën mandatet në kundërshtim me vendimin e PD dhe LSI-së, të cilësuar si “opozitës së re” kanë votuar sot pro nismat e qeverisë.

Nga radhët e PD, ra në sy fakti se Alban Zeneli nuk votoi asnjë nga nismat në rëndin e ditës, ndërkohë që Lefter Koka dhe Ligoraq Karamelo nuk ishin të pranishëm gjatë votimit.

Deputetët e larguar nga LSI-ja kanë votuar nisma e qeverisë, ndërkohë që i vetmi që është diferencuar ka qenë Ylli Shehu, ky i fundit në çdo nismë ka votuar kundër.

Të vetmin projektligj që e votuan të gjithë pa përjashtim ishte nisma që synon të përmirësojë kushtet e konvikteve.

“Projektligji ‘Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2017, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës, sipas parimit të efiçencës energjetike, faza III’ mori sot 85 vota pro dhe asnjë kundër.

votimi1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.