E PËRPLASI MAKINA NË KORÇË, NDËRRON JETË PAS 6 DITËSH GRUAJA (EMRI)
Ka ndërruar jetë në spital, 54-vjeçarja Ëngjellushe Demollari, e cila 6 ditë më parë u përfshi në një aksident rrugor.
Aksidenti rrugor ndodhi në Maliq të Korçës tek kryqëzimi i Libonikut. 54-vjeçarja mbeti e plagosur rëndë dhe për tu nxjerrë nga makina u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikës.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve gruaja nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



