E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Videohumori më i ri me  Braçen dhe Ramën   që po qarkullin në rrjetet sociale
Politikë

Videohumori më i ri me Braçen dhe Ramën që po qarkullin në rrjetet sociale

Situata komike ku ndodhet politika në vend, u ka dhënë material të bollshëm rrjeteve sociale ta shtojnë dozën e humorit dhe të tallen me personazhet qeveritarë.

Në një video-montazh që qarkullon në rrjet në orët e fundit, shfaqet zv/kryeministri Erion Braçe i cili bisedon në skype me eprorin e tij kryeministrin Edi Rama.

Në videon humoristike Braçe e këshillon Ramën që edhe ata si PS ti djegin mandatet, me qëllim që ai të jetë sundojë i vetëm pa u shqetësuar as nga tijët.

Prit pak kam një ide. Por sikur të bëjmë edhe ne atë që bëri Lulzim Basha. Të gjithë ne në Partinë Socialiste të dorëzojmë mandatet, që të ngelesh vetëm ti o Mesia ynë. Pse jo, ti je Zot, dhe si Zot meriton të udhëheqësh i vetëm jo me ne që të stresojmë nga mëngjesi deri në darkë. Unë e di që ti ke 100 gjëra në kokë. Ke hallet e tua. Ç’borxh ke ti të merresh me ne. Jam i revoltuar. Se e di që askush nuk ta qan hallin ty. Por unë jam këtu dhe këtu do të jem gjithmonë. Mendoje njëherë. Të dua shumë.”, i thotë Braçe-Ramës që vetëm qesh duke pohuar gjithë kohën.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.