Basha: Shqiptarët e kanë marrë vendimin. Deputetët e rinj u shitën e blenë si të ishin bagëti
“Shqiptarët e kanë marrë vendimin, zot në shtëpinë e tyre nuk do të jenë më as kriminelët, as hajdutët, grabitësit, e as perversët”. Kështu ka deklaruar Basha nga Durrësi, gjatë takimit me studente e padgoge të ketij qyteti.

Ai ka lëshuar akuza në adresë të Vangjush Dakos, dosja e të cilit, sipas tij, i ka kushtuar postin ish ministrit Fatmir Dakon.
“Deputetet e Durresit nuk mund te rrinin ne krah te Rrahman Rrajes e Jurgis Cyrbes. Propoganda e Rames se te gjitha jane njesoj ka vdekur, nuk jemi te gjithe njesoj. Ai kanabizioi vendin, e futi ekonomine ne kolaps. Ne kurre nuk kemi qene me te qarte se kur i dhame fund fasades e bashke me te parlamentit te krimit dhe te hajduresise”- ka thene Basha.
Kryedemokrati ka theksuar se “Rama u kap bë flagrancë duke vjedhur vota, ndërsa Vangjush Dako e ka vendin në burg”.
Ai theksoi se “Dako u pasurua në kurriz të qytetarëve. A ka turp më të madh të trajtohen deputetët si bagëti. Shitblerja e deputetëve të rinj në Parlament u duk sikur ata të ishin bagëti”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



