Foto të shkrepura nga paparacët, të David Guetta-s dhe të dashurës së tij.Paparacët kanë fotografuar artistin 51-vjeçar bashkë me të dashurën e tij, Jessica Ledon duke shijuar një ditë pushimi në plazh.
Të veshur me rrobe banjo çifti shijuan pak momente intime të cilat nuk i shpëtuan syrit të publikut. Vetëm për pak kohë Guetta do të nisë turneun e tij nëpër botë dhe mesa duket ka vendosur të shijojë disa momente me të dashurën e tij seksi.

Risjellim në vëmëndje se ai u nda me gruan e tij vetëm para disa kohësh dhe shkak sipas saj ishte se Guetta kërkonte emocione më të forta dhe bashkëshortja e tij nuk i plotësonte dëshirat e tij.









