E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Gafa e Ministrit Cakaj në takimin me homologun çek: Shqipëria është komuniteti më proevropian në rajon
Politikë

VIDEO/ Gafa e Ministrit Cakaj në takimin me homologun çek: Shqipëria është komuniteti më proevropian në rajon

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës çeke, Tomáš Petříček.

Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës rajonale të Ministrit të Jashtëm çek Petříček në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Shqipëri, i cili pati në fokus marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, integrimin në BE, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe situatën në rajon

Por në fund të fjalës së tij, Cakaj ka bërë një gafë, duke e cilësuar Shqipërinë si komunitet.

“Pa asnjë dilemë, pavarësisht dilemave momentale dhe mëdyshjeve të kohë pas kohshme, ne mbesim komuniteti më proevropian në rajon dhe do të vazhdojmë të mbesim të tillë…”, ka thënë ai gjatë fjalës së tij, duke e cilësuar Shqipërinë jo si komb, por si komunitet.

Minuta 14:00

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.