E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LIVE/ Shashka e thirrje kundër Ramës, nis protesta e 6-të e opozita, ja çfarë po ndodh para Kuvendit
Politikë

LIVE/ Shashka e thirrje kundër Ramës, nis protesta e 6-të e opozita, ja çfarë po ndodh para Kuvendit

LIVE

UPDATE 10:00/ Opozita ka nisur sot protestë e 6-të përballë sallës së Parlamentit, ndërkohë që maxhoranca po zhvillon një seance normale.

Basha-protesta-ne-foto=gazilotsjelles-tymueset-te-lenduarit11245567899090

09:00/ Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë njoftuar strukturat të jenë përpara Parlamentit në orën 09:30, përpara se deputetët e shumicës të hyjnë në sallë.

Protesta, e cila është e gjashta në radhë, duke nisur nga protesta, ajo e 16 shkurtit, ku edhe u vendos për djegien e mandateve, ka të njëjtin synim, largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Selia blu deri në orët e vona të ditës së mërkurë nuk konfirmoi pjesëmarrjen e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, në protestën e sotme.

Për shkak të një takimi të rëndësishëm që ka programuar për të zhvilluar në Bruksel, Basha mund të mungojë sot në protestë, ndërkohë që peshën kryesore do ta mbajnë drejtuesit e partive të tjera opozitare dhe funksionarë të lartë të PD-së.

Pritet që njësoj si një javë më parë, deputetët e maxhorancës, por edhe prurjet e reja të opozitës, të hyjnë në seancë nga pedonalja e Tiranës, e cila do të jetë e rrethuar e gjitha me efektivë të Policisë.

Deputetët e shumicës janë udhëzuar të flasin të gjithë në seancë, për të treguar se vendi është në normalitet dhe jo në krizë të thellë siç pretendon opozita.

PADIA

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme një padi penale ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Padia e Bardhit, e cila u depozitua 24 orë para protestës së radhës nga PD, lidhej me atë që demokratët e kanë cilësuar helmim dhe dhunë të paligjshme, që Policia ka ushtruar ndaj protestuesve përpara institucioneve.

Demokratët kanë kërkuar pezullimin nga detyra të Lleshajt e funksionarëve të Policisë, që kanë urdhëruar për përdorimin e gazit lotsjellës. “Është e provuar se gjatë zhvillimit të protestës, Policia e Shtetit, duke shpërdorur detyrën, ka dhunuar dhe sulmuar me mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion qytetarë, të cilët po protestonin paqësisht”, thuhet në letrën shoqëruese që Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i ka dërguar Prokurorisë së Tiranës.

Duke iu referuar pamjeve filmike që i disponon, Partia Demokratike vë në dukje se Policia nuk e ka respektuar qëllimisht standardin e përdorimit të forcës në mënyrë proporcionale dhe të drejtuar vetëm kundër personave që kryejnë shkelje të ligjit.

ff3f0d4b-5cc8-4688-9728-32c8e7683aa2eaa74f8e-d032-460d-9625-842cd5b7d80be75d5d02-272e-4304-a545-e61e02151cc120d68482-c2d0-42c4-94fd-dca05e9554ba9da247e4-b52b-4f32-932a-d5aaa195ace4b142ed50-129c-4261-9260-a3bb0df8845bd0224e0a-7c1b-4a20-863b-e823d651a91cd988ef18-e654-42fe-b617-2067d8a87c01851d042f-4d9f-424f-bbb6-e9f2f77ad497ee169252-3ae6-4df6-ba6e-b91de17baaf0

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.