E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PËRHAPI LAJMIN E INFARKTIT, RAMA I KTHEHET KEQ GAZETARIT: NJË ÇIM KADRI I SPIKATUR! O ZOT…
Politikë

PËRHAPI LAJMIN E INFARKTIT, RAMA I KTHEHET KEQ GAZETARIT: NJË ÇIM KADRI I SPIKATUR! O ZOT…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas katër ditësh që po qarkullon lajmi i shëndetit të tij.

Gazetari Çim Peka, ishte ai i cili tha se Rama ishte shtruar në një spital në Berlin me emrin Mustafa Rama.

Kryeministri, duke folur me zë dhe figurë nga Tirana e cilësoi këtë qesharake.

“Një Çim Kadri i spikatur, që flet në emër të udhëheqjes suaj tregon se unë qenkam shtruar prej katër ditësh në spital me emrin Mustafa Rama, dmth me një emër fallco e mbiemrin tim. O zot për të qeshur për mua por për të qarë për ju. Zgjohuni dhe dilni nga ëndrra e rrëmujës shkatërrimit që shohin udhëheqësit tuaj dritëshkurtër dhe pa të ardhme

Nejse, edhe njëherë, kaloni bukur që të gjithë nesër do dëgjohemi nga Kongresi ynë i fitores së qershorit që po vjen”, u shpreh Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.