E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rudina Hajdari thirrje studentëve: Uluni në dialog me Ramën!
Lajme

Rudina Hajdari thirrje studentëve: Uluni në dialog me Ramën!

Ish-deputetja: Nëse nuk uleni ju, dikush tjetër do të flasë në kurrizin tuaj

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, u ka bërë thirrje studentëve që të pranojnë ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar që takimi të zhvillohet në mënyrë transparente dhe jo pas dyerve të mbyllura.

Përmes një postimi në Instagram, Hajdari ka ndarë një fotografi të të atit, Azem Hajdari, me të rinj të tjerë gjatë dhjetorit të vitit 1990, në takimin e zhvilluar me Ramiz Alinë. Duke iu referuar asaj periudhe, ajo shprehet se do të ishte e para që do të ulej në tryezën e dialogut me Ramën, nëse kjo do t’u shërbente studentëve për të çuar përpara kërkesat e tyre.

“Uluni në dialog, por me transparencë, jo pas dyerve të mbyllura. Mos i humbni këto mundësi! Unë do të ulesha e para në ato karrige dhe do të përballesha drejtpërdrejt me Ramën. Ai nuk ka si të mbrohet përballë argumenteve tuaja. I keni të gjitha argumentet për të arritur maksimumin e kërkesave tuaja”, shkruan Hajdari.

Ajo e lidh qëndrimin e saj edhe me figurën e Azem Hajdarit, duke theksuar se përballja me pushtetin kërkon guxim. Sipas saj, nëse studentët nuk ulen vetë në tryezën e bisedimeve, ekziston rreziku që të tjerë të marrin përsipër dialogun në emër të tyre.

“Nuk ka njeri më trim se Azem Hajdari, edhe ai u përball me diktaturën. Nëse nuk uleni ju, dikush tjetër do ta bëjë dialogun në kurrizin tuaj. Shumica fërkojnë duart natën për një llokmë dhe bëjnë sikur u qan zemra ditën”, shprehet ajo.

Thirrja e ish-deputetes vjen në një moment kur protestat e studentëve dhe të rinjve vijojnë, ndërsa ftesa e Ramës për dialog është shoqëruar me kundërshti nga një pjesë e protestuesve, të cilët kanë ngritur pikëpyetje mbi kushtet dhe besueshmërinë e këtij procesi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.