E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Klodiana Lala nderohet me çmimin për “Fjalën e lirë”
Lajme

Klodiana Lala nderohet me çmimin për “Fjalën e lirë”

Çmimi për “fjalën e lirë”, kontributin në raportimin mbi korrupsionin dhe abuzimin me shtetin, këtë vit erdhi në Tiranë. Qendra Evropiane për mbrojtjen e Sinjalizuesve, nderoi m këtë çmim, gazetaren e News24, Klodiana Lala.  Ajo është përzgjedhur nga gazetarët e të gjitha vendeve të Evropës Juglindore duke u nderuar me çmimin prestigjioz. Mark Worth, drejtori i Qendrës Evropiane për të Drejtat e Sinjalizuesve, e vlerësoi  në emër të organizatës, kontributin  gazetares duke theksuar se puna e saj të jep ndjesi të pabesueshme admirimi dhe vlerësimi.

Mark Worth, drejtori ekzekutiv i Qendrës Evropiane për të Drejta e Sinjalizuesve citon se: “ka pak njerëz që me kontributin e tyre e bëjnë botën më të mirë, një prej tyre është padyshim Klodiana Lala”. Qendra Evropiane për të Drejta e Sinjalizuesve e ka përzgjedhur Klodiana Lalën, si gazetarja më e mirë investigative e Evropës Juglindore, duke sjellë kështu në Shqipëri çmimin për “Fjalën e lire”, për kontributin në raportimin mbi korrupsionin dhe abuzimin me shtetin. Është një ndër çmimet më prestigjiozë që ndahen për gazetarinë në vendet e Evropës Juglindore.

Të përpiqesh të thuash të vërtetën, pa bërë kompromise, pa u përlyer e pa u ndikuar politikisht, në një shoqëri si kjo e Shqipërisë, është padyshim një ndër sfidat më të mëdha.  Por nuk është e pamundur. Na e ka treguar Klodiana Lala gazetarja e News24 e cila prej më shumë se 15 vite  punon në terren për zbardhjen e ngjarjeve të krimit dhe lidhjes së tij me politikën në Shqipëri.

Si një ndër gazetaret e spikatura, pa u ndalur nga vështirësitë e pafundme që ndesh në një ditë pune, me sulmet e shpeshta të politikës e krimit, është gjithnjë në terren atje ku janë ngjarjet më të vështira, pa u trembur as nga kërcënimet.

“I kemi parë të gjitha pamjet dhe të gjithë e dimë se çfarë ndodhi. Kjo është arsyeja pse Klodiana ndodhet këtu. E patrembur nga kjo ngjarje, Klodiana raportoi në Janar se një parti politike ka manipuluar zgjedhjet e 2017 në bashkëpunim me grupe të krimit të organizuar duke blerë vota, duke kërcënuar votuesit dhe duke premtuar përfitime të paligjshme. Hetimet e saj për BIRN kanë treguar rreth përgjimeve të zyrtarëve të lartë dhe ish-parlamentarëve se janë përfshirë në blerjen e votave, korrupsion por edhe aktivitete të tjera kriminale. Kjo më jep një ndjesi të pabesueshme admirimi dhe vlerësimi, teksa ju prezantoj fituesen e këtij viti për çmim e fjalës së lirë.”

Klodiana është nderuar me disa çmime brenda dhe jashtë vendit, pak muaj më parë u nderua edhe me çmimin “Reporteri i vitit 2018”. Por ajo nuk harron në asnjë rast ta ndajë çmimin e saj me kolegët në terren, me ata që e mbështesin me informacione apo edhe me drejtuesit e medias ku punon, për mbështetjen që ka marrë në punën e saj, për zbardhje të çështjeve të rëndësishme të drejtësisë në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.