E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ajo më tradhtonte”, burri mbyt me jastëk nënën e tre fëmijëve. Shpreh pendesë në Polici: S’duhet ta bëja
Lajme

“Ajo më tradhtonte”, burri mbyt me jastëk nënën e tre fëmijëve. Shpreh pendesë në Polici: S’duhet ta bëja

Dyshonte se e tradhtonte, 32-vjeçari mbyt gruan. Një krim në familje ka ndodhur të premten në mbrëmje, në fshatin Grekan të Gramshit, ku Gurie Hysa, 31 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, mbeti e vdekur.

Autori i krimit është bashkëshorti i saj, Elvin Hysa, 32 vjeç, i cili është vënë në pranga nga forcat e Policisë. 32- vjeçari dyshohet se ka mbytur gruan e tij pas një debati, që patën para se të flinin gjumë. Pasi ka pritur momentin që 31-vjeçaren e ka zënë gjumi, e ka mbytur me jastëk.

Edhe pse në shtëpi ndodhej dhe babai i autorit, ky i fundit nuk ka dëgjuar asgjë, pasi i arrestuari nuk i ka lejuar viktimës të bëjë asnjë përpjekje për të shpëtuar për shkak të forcës, por nisur dhe nga fakti se ishte në gjumë. Ndërkohë, të tre fëmijët e çiftit atë natë nuk ndodheshin në shtëpi, pasi kishin shkuar për vizitë te gjyshi i tyre në Berat. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth mesnatës kur çifti, pasi kishte debatuar, është shtrirë për të fjetur. 32-vjeçari në nerva ka marrë jastëkun dhe e ka mbytur gruan e tij, nënën e tre fëmijëve. Pas këtij akti, ai ka dalë i qetë nga dhoma e gjumit dhe i ka thënë babait të tij “e mbyta Gurijen”.

I ati i tronditur ka shkuar në dhomë me mosbesim, por kur ka parë nusen të vdekur, ka lajmëruar menjëherë Policinë për atë që kishte ndodhur. Ndërkohë, 32-vjeçari ka dalë nga banesa, ka marrë kafshën e shtëpisë, një mushkë dhe gjatë natës ka shkuar te motra e tij e martuar në fshatin Lumras në Berat. Pasi i ka treguar motrës që ka vrarë gruan, ajo e ka bindur që të vetëdorëzohet në Polici. Pas kësaj, 32- vjeçari është kthyer dhe në orët e para të mëngjesit ka arritur në banesë. Pas tij kanë mbërritur dhe forcat e Policisë së Gramshit, të cilët e kanë arrestuar në kushtet e flagrancës.

Grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e këtij krimi në familje, ka mbledhur provat e gjetura në banesë për rindërtimin e skenës së krimit. Alvin Hysa nuk ka bërë rezistencë, por vetëm i ka kërkuar babait të tij të kujdeset për 3 fëmijët. Banorë të fshatit thonë se, 32- vjeçari njihej si person problematik dhe ushtronte vazhdimisht dhunë mbi gruan e tij. Madje, ai për këtë gjë ishte dënuar dhe dy herë me dënime të lehta. Familja Hysa jetonte në kushte të vështira ekonomike.

Banesa e tyre është e vjetër dhe tejet e amortizuar. Të vetmet të ardhura që kishte familja ishin pensioni i kryefamiljarit dhe kempi i autorit të krimit, si i paaftë për të punuar. Alvin Hysa dhe Gurie Hysa ishin të martuar prej 12 vitesh. Ata kanë sjellë në jetë tre fëmijë nga marrëdhënia e tyre, ku vajza më e madhe ishte 12 vjeçe dhe dy djem, 9 dhe 5 vjeç. Me humbjen e nënës dhe arrestimin e babait të tyre vrasës, tashmë tre fëmijët e mitur do të mbeten në kujdesin e babait të autorit, 62- vjeçarit Asqeri Hysa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.