E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e Bashës në Prokurori, reagon Balla: Ju që ju sjell vërdallë Lulzimi, thirrini mendjes e mos …
Politikë

Deklarata e Bashës në Prokurori, reagon Balla: Ju që ju sjell vërdallë Lulzimi, thirrini mendjes e mos …

Pas deklarates se dhene ne Prokurorine e Tiranes nga ana e kreut te PD-se, Lulzim Basha, therritur sot si person qe ka dijeni per dosjen e lobimit te SHBA, vjen reagimi i kreut te grupit parlamentar te PS-se.

Taulant Balla, me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, shkruan se “Basha me lehtësinë e genjeshtarit profesionist ai thotë që hetimi për financimet e PD ka nisur me kërkesë të PD një vit e gjysëm më parë”.

Sipas Balles, “Po ai kallzimi im ndaj tij për këtë çështje pse u bë? Po FBI dhe Departmentit Amerikan të Drejtësisë, ky i’a ka kerkuar hetimin për veten?”.

Reagimi i Taulant Ballës

Ju që i shkoni pas një njeriu si ky, i vetmi që gënjen edhe tek pragu i derës së Prokurorisë, si mund t’ia lejoni vetes t’ju tërheqë për hunde një matrioshkë si Lulzim Basha! Me lehtësinë e genjeshtarit profesionist ai thotë që hetimi për financimet e PD ka nisur me kërkesë të PD një vit e gjysëm më parë!!!

Po ai kallzimi im ndaj tij për këtë çështje pse u bë? Po FBI dhe Departmentit Amerikan të Drejtësisë, ky i’a ka kerkuar hetimin për veten? Po autoriteteve skoceze mos ua ka kërkuar Lulzimi të kryejnë hetimet për gati 1 milionë dollarë të padeklaruara, që i dolën në Amerikë si para ruse?

O ju njerez që ju sjellë verdallë Lulzimi, thirrini mendjes e mos u beni kukulla të kësaj matrioshke gënjeshtare!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.