E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kante: Edhe nëse Zidane më thërret nuk ka rëndësi, jam i përqendruar në Chelsea
Sport

Kante: Edhe nëse Zidane më thërret nuk ka rëndësi, jam i përqendruar në Chelsea

Në një intervistë për televizionin francez, mesfushori i Chelseat N’Golo Kante ia ka mbyllur derën kalimit të mundshëm në Real Madrid gjatë verës.

Kante është njëri prej mesfushorëve më të mirë dhe më të kërkuar në botë, me disa klube të mëdha evropiane, si Paris Saint-Germain dhe Juventusin që e duan në skuadër, transmeton Gazeta Express.

Real Madridi është po ashtu admirues i madh i francezit, i cili në një intervistë me televizionin francez M6 tha se atij i bën vetëm për Chelsean dhe se nuk i lë përshtypje çfarë thuhet për të.

“Në këtë moment jam në Chelsea dhe nuk ka rëndësi çfarë thuhet tjetër kund”, tha 27-vjeçari.

“Edhe nëse Zidane [trajneri i Real Madridit] më thërret, nuk ka rëndësi. Tani për tani jam në Chelsea dhe i përqendruar vetëm këtu”, shtoi ai.

Kante ka kontratë me të kaltrit deri në vitin 2023.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.