E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO-FOTO/EKZEKUTIMI I JURGEN KURTIT, dyshohet se janë VRASËS ME PAGESË
Lajme

VIDEO-FOTO/EKZEKUTIMI I JURGEN KURTIT, dyshohet se janë VRASËS ME PAGESË

Olsi Qalliaj, njëri nga të arrestuarit dhe Jurgen Kurti

Zbulohen identitetet e tre personave të arrestuar për vrasjen e Jurgen Kurtit, të riut biznesmen që u vra pranë sheshit ‘Willson’ në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit janë: Elsi Levendi 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë. Alesio Berberi 33 vjeç, lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier si dhe Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Po ashtu është shpallur në kërkim edhe një tjetër, identieti i të cilit nuk është bërë me dije.

Ndërkaq, njëri prej bashkëpunëtorëve që shihni në foto është Olsi Qalliaj. Nga një vështrim në rrjetet sociale vihet re se 22 vjeçari nga Fieri bën një jetë luksoze.

Mësohet se personat e arrestuar janë vrasës me pagesë, pasi vrasja është bërë për llogari të dikujt tjetër. Ndërkaq, policia nuk jep më shumë detaje për motivet e vrasjes për shkak se ngjarja është ende në hetim e sipër.

Ngjarja: 

Jurgen Kurti mbeti i vdekur në vend si pasojë e breshërisë së plumbave më 18 mars, teksa po kthehej nga palestra në banesë. Mbi trupin e viktimës u gjetën disa plumba, ndërsa në vendngjarje 10 gëzhoja.

Kurti është akuzuar më parë për vrasjen e babait të tij Artur Kurti, krim për të cilin e mori përgjegjësinë daja i tij. Gjithashtu Kurti është akuzuar si autor i vrasjes me thikë të shtetasit Agim Arapi në Durrës, për shkak të qirasë të pa-paguar në një dyqani ushqimor.

26-vjeçari u lirua në të dyja rastet nga gjykata pasi kreu dënime të lehta si arrest në shtëpi.

Polica ben me dije se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur me datë 18 mars 2019, në rrugën “Zef Jubani”, ku Kurti u qellua 20 here me arme.

Ne pranga, sipas “News 24” jane vene shtetasit Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë; Alesio Berberi 33 vjeç, lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier dhe Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

“Nga informacionet e grumbulluara, provat e administruara dhe të sekuestruara, si dhe tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë shtetasit e mësipërm së bashkë me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim”- njofton policia.

kurti vrasja

Njoftimi i plote 

Sekuestrohen një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar pas kryerjes së ngjarjes, një sasi e vogël lënde narkotike, 2470 Euro e lekë shqiptare, si dhe dy makina luksoze.

Pas një pune të mirë organizuar nga Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 18 mars 2019, rreth orës 22:30, në rrugën “Zef Jubani”, ku u vra me armë zjarri shtetasi, J.K., 26 vjeç, është arritur të bëhet dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje ku janë ndaluar/arrestuar shtetasit:

– E. L., 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë;
– A. B., 33 vjeç, lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier;
-O. Q., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër.

Nga informacionet e grumbulluara, provat e administruara dhe të sekuestruara, si dhe tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë shtetasit e mësipërm së bashkë me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim.

Policia gjatë kontrollit fizik dhe në basnesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze.

Gjithshtu u gjet dhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Veprimet hetimore janë në vazhdim e sipër për të bërë të mundur dokumentimin e plotë me prova ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe për dokumentimin e motiveve të kësaj ngjarje.

Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera pasi cënojnë hetimin.

Materialet ju dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

 

 

 

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.