E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I vendosën tritol në makinë, çfarë deklaroi pronari në polici
Lajme

I vendosën tritol në makinë, çfarë deklaroi pronari në polici

Një automjet është shkatërruar me lëndë eksplozive natën e kaluar në një nga lagjet e qytetit të Fushë Krujës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hasan”.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e shpërthimit.

Pronari i automjetit është marrë në pyetje dhe sipas burimeve ai nuk rezulton person me precedentë penalë apo që të ketë pasur konflikte të mëparshme.

Policia ende nuk ka një pistë zyrtare për sulmin e ndodhur dhe po punon intensivisht për identifikimin e autorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.