E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
RAMA TRANSMETON LIVE TË GJITHË TË VETËT, POR JO FATMIR XHAFAJN! JA ÇFARË THA ISH MINISTRI NGA FOLTORJA
Politikë

RAMA TRANSMETON LIVE TË GJITHË TË VETËT, POR JO FATMIR XHAFAJN! JA ÇFARË THA ISH MINISTRI NGA FOLTORJA

Ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj mbajti sot fjalën në Kuvend, teksa diskutohej për ndryshimet ligjore të Vettingut në polici.  Gjatë fjalës së tij, Xhafaj theksoi ndër të tjera se sipas gjykimit të tij, SHÇBA nuk duhet të jetë pjesë e këtij procesi.

Po ashtu ai u ndal edhe tek akuzat e fundit të PD-së, e cila ka publikuar përgjime të reja për çështjen ‘Babale’ ku ëshhtë i përfshirë vëllai i tij. Për këtë Xhafaj tha se do të presë të mbyllen hetimet, ndërsa i cilësoi montime.

“Policia e Shtetit ka qenë po kjo edhe në 2010 kur ministër i Brenshëm ishte Lulzim Bahsha. Edhe në 2013 kur PD u largua. Çfarë ka ndryshuar? Vullneti politik. Rezultate që më së pari janë meritë kryesore e punonjësve dhe Policisë së Shtetit. Policia nuk është dhe nuk mund të jetë instrumet i partive dhe as e pushetit të radhës. Qëllimi i gjithëkujt duhet të jetë vetëm një, ‘polici besnike ndaj ligjit’. Unë jam paranojak në këtë proces, as sa janë kolegët tanë në Amerikë.  SHÇBA nuk ka kapacitetin që të kryejë këtë proces. Vlerësoj se do ta ngadalësojë më shumë procesin. E gjithë ajo shumë që pretendohet se do të kursehet rreth 2 milion euro është e paparfillshme. Një gjë është pozitive me ndryshimet nuk preket thelbi i ndryshimit dhe kriteret. Jam i vetëdijshëm që reforma e policisë ka prekur shumë asete kriminale, është kjo arsyeja që policia ka kohë që gjendet në një sulm. Unë besoj shumë fort se kjo është një rrugë pa kthim. Është bërë e qartë se të gjitha historitë e montuara nuk kanë për qëllim drejtësinë. Unë jam njeri i ligjit dhe kam për detyrë të pres përfundimet e e drejtësisë”, tha Xhafaj.

Mirëpo, fjala ish ministrit nuk u transmetua në Facebook-un e kryeministrit Edi Rama. Gjatë ditës së sotme, Rama transmetonte live të gjithë deputetët e mazhorancës në një kohë kur opozita protestonte jashtë.

Mirëpo, vlen të përmendim se në momentin që Xhafaj mori fjalën, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj doli në një konferencë për shtyp me homologun holandez Ferdinand Grapperhaus dhe kryeministri futi këtë të fundit live në ‘ERTV’.

Nuk dihet nëse ishte kjo arsyeja apo ndonjë qefmbetje e vjetër e kryeministrit me ish ministrin që shkarkoi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.