E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DHUNA GJATË PROTESTËS SË DJESHME, PROCEDOHEN 28 PERSONA  MES TYRE ORGANIZATORI GAZMEND BARDHI
Lajme

DHUNA GJATË PROTESTËS SË DJESHME, PROCEDOHEN 28 PERSONA MES TYRE ORGANIZATORI GAZMEND BARDHI

28 persona janë proceduar për aktet e dhunës në protestën e djeshme të opozitës.

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 7 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës. Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 14 persona të tjerë, ndërsa 6 shtetas janë shpallur në kërkim. Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi Gazmend Bardhi, organizator i protestës së zhvilluar ditën e djeshme. Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, shtetasit:

Agim Sallaku, 49 vjeç, banues në Tiranë;

Olsi Kasemi, 20 vjeç, banues Tiranë;

Luis Buzheri, 22 vjeç, banues Tiranë;

Maringlen Meçja, 22 vjeç,banues ne Elbasan;

Aleksandër Prenga, 23 vjeç, banues në Tiranë;

Gjok Drezhaj, 46 vjeç, banues në Malësi të Madhe;

Shefqet Sefaj, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.