E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjobitet kompania SGS e kolaudimit / Monopolizoi shërbimin, qytetarët…
Lajme

Gjobitet kompania SGS e kolaudimit / Monopolizoi shërbimin, qytetarët…

Gjykata Administrative la në fuqi gjobën prej 410 mijë euro që Autoriteti i Konkurrencës i vendosi kompanisë SGS Albania, e cila ka me koncesionin kontrollin teknik të automjeteve. Vitin e kaluar autoriteti hapi një hetim të thelluar për koncesionin e kontrollit teknik të automjeteve.

Hetimi gjeti se kompania SGS kishte abuzuar me pozitën monopol duke u vendosur qytetarëve kushte të padrejta si dhe duke mos plotësuar kushtet e kontratës koncesionare për të rritur numrin e sporteleve të lëvizshme, të cilat do të shmangin radhët dhe pritjet e gjatë të qytetarëve.

Për këto shkelje komisioni i konkurrencës vendosi ta gjobisë kompaninë me 5.7 për qind të xhiros për vitin paraardhës që në vlerë korrespondonte me 51 milionë lekë ose 410 mijë euro.

SGS e paditi gjobën në Gjykatën Administrative të Tiranës. Por pas procesit gjyqësor, gjykata e e rrëzoi kërkesën e kompanisë koncesionare duke e konsideruar si të drejtë gjobën.

Autoriteti i konkurrencës njoftoi se detyrimi prej 51 milionë lekësh tashmë është ekzekutuar dhe ka kaluar në buxhetin e shtetit. Kontratat koncesionare kanë qenë temë e nxehtë debati gjatë viteve të fundit, për abuzime dhe përfitime të padrejta në kurriz të qytetarëve.

Ky është rasti i parë kur Autoriteti i Konkurrencës ndëshkon me gjobë një kompani koncesionare, dhe përveç kësaj i ka kërkuar ministrisë së infrastrukturës të detyrojë kompaninë që të përmirësojë cilësinë e shërbimit. /TCH/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.