E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje të reja nga vrasja e vëllezërve në Shkodër, njëri prej tyre ishte i armatosur
Lajme

Detaje të reja nga vrasja e vëllezërve në Shkodër, njëri prej tyre ishte i armatosur

Njëri nga vëllezërit Bilali që u vra me armë zjarri mëngjesin e së shtunës në Shkodër, ka qenë i armatosur.

Sipas News 24,  Astrit Bilali ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar disa herë mbi aturorët, por e ka pasur të pamundur që të shënjestrojë pasi ai ishte plagosur .

Ndërkohë, për ngjarjen janë shoqëruar në polici 30 persona.

Ende nuk dihen autorët e krimit të rëndë që tronditi paraditen e së shtunës qytetin verior, ndërsa flitet për një përplasje midis bandave në këtë qytet.

Njoftimi i policisë

Me datë 30.03.2019, rreth orës 09:45, në lagjen “Guerile” në vendin e quajtur “Zooteknika”, nga persona ende të pa identifikuar janë vrarë me armë zjarri shtetasit A. B. 59 vjeç dhe B. B., 61 vjeç (vëllezër).

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të cilët pas ngjarjes janë larguar me një automjet i cili është gjetur duke u djegur në një rrugicë në brendësi të lagjes ku ka ndodhur ngjarja.

Në ndihmë të Policisë së Shkodrës janë vënë forcat FNSH Shkodër, ku janë ngritur pika kontrolli, si dhe po bëhet krehja në një perimetër të gjerë të zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Gjithashtu nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është nisur një grup i posaçëm me ekspertë dhe drejtues të Policisë Kriminale dhe asaj të Rendit për t’ju bashkuar grupit hetimor të ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Policia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që çdo informacion sado të vlefshëm që mund të kenë të njoftojnë në numrin 112 ose në numrin 0 69 410 2147duke ju garantuar ruajtjen e plotë të anonimatit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.