Edi Rama edhe lindjen e një bebeje, e përdor kundër opozitës!
Kryetarja e bashkisë është bërë nënë pak ditë më parë dhe nuk ka marrë pjesë në këtë akvitetin e sotëm të kryemistrit, por Rama edhe këtë rast e ka shfrytëzuar për të komleksuar dhe sulmuar opozitën, që ka braktisur parlamentin duke kërkuar zgjedhje të lira. Ai ka ironizuar mungesën e Rirës, duke thënë se mazhoranca, do t’i krijojmë të gjitha mundësitë që pas 30 qershorit të fokusohet tek bebja, duke lënë kështu për të kuptuar se do të fitojnë edhe këtë bashki në zgjedhjet lokale.
“I keqardhur për mungesën e kreut të bashkisë. I uroj dhe 100 bebes së sapolindur të Mirandës dhe kam besim dhe bindje që do t’i krijojmë të gjitha mundësitë Mirandës që të fokusohet tek bebja pas 30 qershorit”, deklaroi Rama.
Por ajo që nuk tha kryeministri përpara banorëve të zonës, ishte fakti se me urdhër të Taulant Ballës këshilltarët socialistë anë 3 muaj që kanë bllokuar buxhetin në këshillin bashkiak të Përrenjasit, duke lënë rreth 2800 familje pa asistencë dhe punonjësit e kopshteve dhe çerdheve pa paga. Për këtë përdorim politik të kartonëve të PS në bashkinë e Përrenjasit, kryetarja Rira u ka shkruar disa herë edhe përfaqësive kryesore diplomatike në vend duke përfshirë edhe ambasadorit të BE, Luigi Soreca që e kishte në krah.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



