E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Telefonata e rëndë/ Rama kërcënon me jetë Ditmir Bushatin. Do të kthej në bronz
Lajme

Telefonata e rëndë/ Rama kërcënon me jetë Ditmir Bushatin. Do të kthej në bronz

Ditmir Bushati dje mbajti një fjalim historik dhe atdhetar i cili do mbahet mend gjatë në historinë politike të viteve pas ’90-të.

Ai foli me një kurajë për t’u admiruar në sallën e parlamentit dhe mori shtrëngime duarsh nga kolegët për fjalimin e tij, i cili në thelb përkthehet si një thirrje drejtuar arrogancës së kryeministrit: ‘Ndalu beg, se ka hendek!’.

Po kështu radioja shtetërore gjermane, DW, në një shkrim nga Shqipëria citonte ish-ministrin e jashtëm të Shqipërisë ku titullin e kishte vendosur ‘Ditmir Bushati: Shqipëria në udhëkryq’. Dalja kundër rrymës që po mbyt PS-në, qeverisjen dhe krejt vendin e ish-ministrit Bushati, ishte temë dite sot në çdo tryezë në Shqipëri.

Burime të besuara tregojnë se sot në pikë të mëngjesit kryeministri ka marrë Ditmir Bushatin dhe i ka thënë se ‘Nëse Shkodra ka pesë heronjtë e Vigut, nga ky çast ti do të jesh heroi i 6-të i Vigut!’.

I pyetur për këtë ish-ministri Bushati nuk dha asnjë koment. Burime pranë stafit të Bushatit thonë se Ditmiri nuk ha presion se është nga familja e madhe e bushatllinjve  e cila nuk ka pyetur për turkun e jo më për miqtë e turqve!

Pesë heronjtë e Vigut janë një histori shqiptare, ku pesë misionarë të lirisë nga e keqja që kishte kapur Shqipërinë u vranë në Vig të Mirditës, në pritë e pabesi. Ditmir Bushati është deputet i Shkodrës dhe zonën e Vigut e ka nën patronazh.

Historia njeh 5 heronjtë e Vigut, por jo 6 heronjtë e Vigut, siç ia ka thënë me presion dhe shantazh kryeministri.

Gjithsesi Ditmir Bushati dje bëri një akt atdhetar duke i bërë thirrje pushtetit të mos jetë brutal, por të ulet në gjetjen e një zgjidhje për Shqipërinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.