E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kryeministri ka degraduar”, Rama i përgjigjet kryebashkiakut të Kukësit: Qesharak, merren me prita rrugësh në shekullin e XXI
Politikë

“Kryeministri ka degraduar”, Rama i përgjigjet kryebashkiakut të Kukësit: Qesharak, merren me prita rrugësh në shekullin e XXI

Kryeministri Edi Rama i pranishëm sot në Kukës, në kuadër të turit “Bashkia që duam”, u prit me protesta nga qytetarët.

Pas përfundimit të takimit me qytetarët, kreu i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, tha se  fjalimi i Ramës tregoi degradimin  e tij, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit të largohej.

edo-rama-kukes-aeroporti

“Pamë që si kryeministri prapë vazhdoi me shprehjen e tij të famshme, tha derrat, ai nuk e di se asnjëherë nuk janë rrit derrat në Kukës. Kjo tregon degradimin e kryeministrit. Më thanë që ishte marrë edhe me spitalin e  Kukësit, Bashkia ka dërguar disa shkresa se aty po ndërtohet një ndërtesë. Jemi të hapur për investime në aeroport, por ai është i Kukësit. Jemi kundër grabitjes së pronave të kuksianëve. E ftoj Edi Ramën të ikë me qetësin më të madhe sepse çdo dalje tregon degradimin e tij. Ne jemi kundër kësaj qeverisje”, tha Shehu.

Ndërsa Rama përmes një postimi në “Twitter”, i është përgjigjur kryebashkiakut të Kukësit, ndërsa e ka cilësuar atë qesharak për faktin që i ka zënë rrugën me administratën.

“Një kryebashkiak qesharak i një partie qesharake del e zë rrugën e Kukësit me administratën, në vend se të ishte me mijëra qytetarët kuksianë në çeljen e punimeve të aeroportit ndërkombëtar!Merren me prita rrugësh në shekullin e XXI e pastaj duan vota nga ky popull🤭Oh ç’derexhe!”, shkruan Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.