E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emri/ U zhvatën mijëra euro të moshuarve grekë, ky është shqiptari i arrestuar si bashkëpunëtor i grave rumune
Bota

Emri/ U zhvatën mijëra euro të moshuarve grekë, ky është shqiptari i arrestuar si bashkëpunëtor i grave rumune

Policia greke ka publikuar të dhënat e identitetin për tre persona të arrestuar për grabitje, për përfshirje në bandë kriminale dhe për pastrim të parave të ardhura nga aktiviteti kriminal.Midis tre të arrestuarve, janë dy gra rumune, dhe shqiptari Fatjon Demiri, i lindur në vitin 1989.

Në këtë mënyrë, policia greke u kërkon qytetarëve që të denoncojnë rastet e tjera të grabitjeve të tyre.

Grupi kishte grabitur dhe mashtruar të moshuarit në Pieria.

Gjatë hetimeve në shtator të vitit 2018 në Katerini, dy gratë duke vepruar së bashku grabitën një të moshuar 80 vjeçar, duke përdorur ilaçe gjumi dhe më pas i grabiti telefonat celularë dhe shumën prej 6,000 euro. Më pas, ato u larguan me makinë ku i priste bashkëpunëtori i tyre, i riu shqiptar.

Më pas, 22 vjeçarja rumune me paratë e vjedhura, bleu një automjet, duke legalizuar të ardhurat e paligjshme.

Gjithashtu, 22 vjeçarja kishte arritur t’i merrte një 76 vjeçari grek shumën prej 9.080 euro, në harkun kohor të dy vjetëve.

policiegre

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.