E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PUBLIKOHET VIDEO SHOKUESE/ NJË NGA VIKTIMAT E SHKODRËS PARALAJMËROI VRASJEN E TIJ (FILMIMI QË BËRI VETË)
Lajme

PUBLIKOHET VIDEO SHOKUESE/ NJË NGA VIKTIMAT E SHKODRËS PARALAJMËROI VRASJEN E TIJ (FILMIMI QË BËRI VETË)

Një nga viktimat e Shkodrës, Astrit Bilali paralajmëroi vrasjen e tij.

Në emisionin “JAVA në RTSH” , mbrëmë u publikua një video, për Astrit Bilalin, i cili ka filmuar vetë një komunikim me dëshmitarin e vrasjes së 14 Nëntorit 2018.

Referuar vrasjes së dy vëllezërve, Astrit dhe Brahim Bilali, gazetari Artan Hoxha publikoi  në emision një material video, ku njëri prej viktimave duket se e paralajmëron vdekjen e tij. Bëhet fjalë për Astrit Bilalin, i cili ka filmuar vetë një komunikim me dëshmitarin e vrasjes së 14 Nëntorit 2018.

“Në video është zëri i Astrit Bilalit që flet me një dëshmitar i cili ka parë motorin dhe vrasësit e atentatit të 14 nëntorit 2018 në Shkodër. Bëhet fjalë për vrasjen e Fatos Ferracakut 41 vjeç dhe plagosjen e Fatmir Mehajt 49 vjeç. Autorët ishin dy persona me motor dhe të maskuar me skafandër. Video është realizuar nga vet Astrit Bilali, i vrarë më 30 mars 2019” – tha gazetari investigativ Artan Hoxha teksa shtoi se Bilali ka komunikuar disa herë me të në lidhje me vrasjet në Shkodër.

Ngjarjen e komentuan edhe tre klerikët e Shkodrës, imzot Angelo Massafra, imam Muhamet Sytari dhe At Nikolla Petani. Tre klerikët u shprehen se është e pafalshme për shqiptarët të jetojnë në këtë situatë dhe se vetëm përmes bashkimit e keqja mund të zhduket.

Nga ana tjetër, analisti Preç Zogaj theksoi se pa komunitetet fetare, e keqja do të ishte më e madhe.

“Klerikët përcjellin rëndësinë e paqes dhe vlerën që ka vetë jeta e njeriut. Unë besoj se mesazhet e tyre do të reflektohen në të gjithë shoqërinë”

Ndiqni videon e Javës!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.