Akuzat për shpërdorim detyre dhe pastrim parash, Rektori i Universitetit të Kamzës sot në Prokurori
Prokuroria e Tiranës ka marrë dëshminë e rektorit të Universitetit të Kamzës, Bahri Musabelliu, i cili është duke u hetuar për shpërdorim detyre për lëvrimin e një fondi.
Hetimi ndaj tij ka nisur pas dyshimeve se ka përfituar fondet publike përmes praktikave korruptive të ndjekura në disa tenderime.
Konkretisht, bëhet fjalë për rikonstruksionin e murit rrethues dhe të një porte të universitetit, për të cilat ishte lëvruar një fond prej 640 mijë Dollarësh, një pjesë e të cilave dyshohet se janë përvetësuar nga rektori përmes personave të tretë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



