E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasje e ashpër mes Arta Markut e prokurorit: Ulu ose dil përjashta, këtu drejtoj unë!
Lajme

Përplasje e ashpër mes Arta Markut e prokurorit: Ulu ose dil përjashta, këtu drejtoj unë!

Gjatë asamblesë së prokurorëve, ku do të bëhet zëvendësimi i Antoneta Sevdarit nga KLP, ka pasur një përplasje mes kryeprokurores Arta Marku dhe prokurorit Sokol Malaj. Konflikti ka qenë në lidhje me votimin e zëvendësuesit të Sevdarit, Vate Staka, i cili ishte edhe kandidati i vetëm.

Malaj kërkoi ndryshim të rregullores, duke thënë se kandidati duhet të quhet fitues nëse merr “50 plus një”.

“Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme thotë me frymën e ligjit. Me kë fryme ligji? Ne duhet te hedhim propozimin në votë, dhe asambleja vendos”, ka thënë Sokol Malaj.

Marku është kundërpërgjigjur, duke i kujtuar se mbledhjen e drejtonte ajo.

“Kush nuk do të marrë pjesë në votim, të largohet. Pastaj ankimet bëhen në gjykatën e Apelit. Dilni jashtë. Mbledhjen e drejtoj unë”, është shprehur Marku, ndërsa Sokol Malaj ka thënë se nuk mund t’i tregojë largimin prej mbledhjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.