Mësohet çfarë i tha Solskjaer Messit pas ndeshjes Man United – Barça
Ole Gunnar Solskjaer nuk deshi të japë shumë informacione për diskutimin që e pati me kapitenin e Barcelonës, Lionel Messin, pas humbjes së Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve.
Messi ishte disi shumë i qetë për standardin e tij në paraqitjen e tij të dytë në “Old Trafford”, ku u përgjak pas një ndërhyrjeje të Chris Smalling në të.

Në konferencë për media, Solskjaer – i cili bisedoi me Messin në fushë pas përfundimit të takimit – u pyet se për çfarë foli me superyllin argjentinas.
“Të gjitha të mirat dhe shihemi javën e ardhshme”, u përgjigj Solskjaer. “Kjo ishte e gjitha”, insistoi ai.
Më pas ai foli edhe për mënyrën sesi Unitedi ia doli ta mbajë të qetë 31-vjeçarin.
“Ai është lojtar fantastik. Bëmë më të mirën që mundëm kundër tij. Ndeshja ka mundur të kishte çfarëdo përfundimi. Nuk e qëlluam cakun dhe kjo gjë ishte zhgënjyese”, shtoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



