Policia pranon se ka qëlluar Muratajn por gëzhoja dhe plumbi mungojnë
Është zbardhur autopsia e Admir Murataj, i konsideruar si një nga organizatorët e grabitjes së Rinasit, ku u morën 6.5 milion euro.
Sipas autopsisë Murataj është qëlluar me një plumb tejshpues ballor në kokë, por sipas policisë nuk është gjetur asnjë gëzhojë plumbi në vendngjarje.
Sigurisht që kjo i rrit edhe më shumë dyshimet mbi vrasjen e Murataj, i cili u gjet i pajetë në një rrëpirë pranë furgonit me të cilin u krye grabitja.
Nëse është qëlluar me një plumb tejshpues si është e mundur që nuk është gjetur gëzhojë plumbi, ose kush e ka pastruar vendngjarjen nga gëzhojat?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



