E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha paralajmëron Ramën:  Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, populli të ka vënë vizën…
Politikë

Basha paralajmëron Ramën: Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, populli të ka vënë vizën…

Kreu i selisë blu, Lulzim Basha në një postim të shpërndarë këtë mëngjes në rrjetin social Facebook, ka reaguar sërish lidhur me protestës e ditës së shtunë.

Basha shkruan se tashmë populli i ka “vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet”, duke iu referuar qeverisë.

 

“Ky kryeministër hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin.
Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane”, shprehet Basha.

“Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata!
Ky kryeminister hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin.
Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet! #shqiperiasieuropa”, ka shkruar Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.