E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lubonja: Çdo shtet ka mafien e vet, këtu mafia ka shtetin
Publik News

Lubonja: Çdo shtet ka mafien e vet, këtu mafia ka shtetin

Analisti Fatos Lubonja duke folur në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” ka lëshuar edhe një deklaratë të fortë.

“Çdo shtet ka mafien e vet, ndërsa këtu mafia ka shtetin. Unë mendoj se nëse vazhdon ky pushtet, atë do ta mbajë në këmbë paraja e drogës dhe e mafies. Kjo gjë ka për të ndodhur, pasi qeveria duhet shembur”, tha Lubonja.

Lubonja: Arsyet pse duhet të goditet Soros në Shqipëri

Duke folur për ndikimin e multimiliarderit George Soros në botë dhe Shqipëri si dhe përplasjet me Donald Trump në SHBA, analisti Fatos Lubonja tha se Soros duhet të goditet në Shqipëri si shoqëri civile, pasi ka tradhtuar parimet. I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi, Lubonja tha se ideologjia e Soros është më afër të majtës.

“Trump dhe Soros kanë të përbashkët manipulimin e shqiptarëve me armikun e jashtëm. Soros bën pjesë tek establishmenti dhe ka pasur një lëvizje establishment, ndërsa sulmet ndaj Soros kishin një kuptim në SHBA. Në Shqipëri ka më pak lidhje. Soros duhet goditur në Shqipëri si shoqëri civile, pasi ka tradhtuar parimet për të cilat ka luftuar. Ideologjia e Soros është më afër të majtës”- tha Fatos Lubonja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.