E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministrja sulmon Ramën: ‘Holanda vërtetoi se nuk është opozita dhe protestat ato që po ndikojnë mbi vazhdimësinë e procesit të Integrimit Europian
Politikë

Ish-ministrja sulmon Ramën: ‘Holanda vërtetoi se nuk është opozita dhe protestat ato që po ndikojnë mbi vazhdimësinë e procesit të Integrimit Europian

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, duke komentuar edhe njëherë vendimin e Parlamentiut Holandez për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, tha nga studio e Ora Neës, se ky vendim konfirmoi edhe njëherë se fajin për moshapjen e negociatave nuk e ka opozita por maxhoranca, e cila duhet të bindë vendet anëtare që realisht ka bërë punë.

‘Për qeverinë, Holanda vërtetoi se nuk është opozita dhe protestat ato që po ndikojnë mbi vazhdimësinë e procesit të Integrimit Europian. Nuk janë as protestat, nuk është as rruga që mori kryeministri për të shkuar në Itali dhe për të zhbërë imazhin e krijuar për Shqipërinë, nga protestat. Imazhi i Shqipërisë cënohet nga shumë mungesa të tjera që ka demokracia shqiptare, si mosfunksionimi i brendshëm i shumë prej institucioneve, i shtetit të së drejtës, i dhunimit të votës së lirë, të pronës së qytetarëve.

Nxjerrja e banorëve me gaz lotsjellës nga shtëpitë e tyre janë realisht momente kriminale, për një vend që aspiron të çelë negociatat dhe që vazhdojë më tej në Integrimin në BE. Ajo që ndodhi dje e kaloi opozitën në një fazë tjetër, duke e shfajësuar totalisht nga ajo çfarë ndodh realisht për Integrimin në BE. Topi është realisht në dorë të qeverisë shqiptare, duhet të plotësojë kriteret, kushtet, të bindë vendet anëtare që realisht ka bërë punë,’- tha Gjosha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.