E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shperthen BOMBOLA e gazit në Velipojë.
Lajme

Shperthen BOMBOLA e gazit në Velipojë.

Tedi Blushi

Të të vrasë dhe turizmi, është fundi!

Janë njerëz o të mallkuar, s’janë milingona. Mirë që ja u nxini pushimet dhe i lini të zhvaten nga larot e hoteleve por mos i lini të vdesin se është krim. Çdo ditë po mbyten njerëz të lënë në mëshirë të fatit. Një resort ka shpërthyer tani në flakë se askush s’ka marrë mundimin me siguri t’i trokasë në derë për t’i kontrolluar kushtet që ofron.
Shumë të plagosur raportohen dhe Zoti qoftë pranë tyre që të pësojnë sa më pak lëndime. Boll më! Turizëm është ky? Lerini broshurat e promovimit e llogjet në ekrane por siguroni jetët e njerëzve.
Kapni për zverku çdo horr që ka përgjegjësi të kujdeset e garantojë çdo jetë njeriu që kursen pesë lekë për të çuar kalamajtë me pushime, e përveç stresit, zhvatjes e larjes në fekale, i ofroni dhe mortin. Edhe durimi e ka një kufi! Janë jetë njërëzish që ikin çdo ditë.
Të të vrasë dhe turizmi, është fundi!

Shpërthen bombola, policia sqaron se çfarë po ndodh në kompleksin turistik në Shqipëri (VIDEO)

PUBLIK.live/ E premte, 28 Korrik 2017    Policia e Shkodrës ka dhënë informacione në lidhje me shpërthimin e bombolës të ndodhur mëngjesin ditës së sotme në Velipojë.
Nga informacionet paraprake, policia bën me dije se janë tre lënduar, ndër to edhe pronari i lokalit B. Z. 55 vjeç.

55-vjeçari, sipas policisë, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ku është nisur në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Po ashtu, H. Z. dhe S. S. 19 vjeçe, kanë mbetur të plagosur, të cilët po dërgohen për në Spitalin Rajonal Shkodër, dhe mësohet se janë jashtë rreziku për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e FNSH, MNZ dhe shërbimet e policisë, dhe emergjencat civile, ku po të bëjnë të mundur edhe evakuimin e banorëve.

http://www.dailymotion.com/video/x5v4787

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.