E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pinoku gjen shokët e vetë në Tiranë, janë ambasadorë!
Lajme

Pinoku gjen shokët e vetë në Tiranë, janë ambasadorë!

Artisti i mirënjohur Bujar Kapexhiu në karikaturën-pamflet të radhës ka prekur një temë e cila deri së fundmi ka qenë tabu për median shqiptare. Bëhet fjalë për ambasadorët e huaj në Tiranë, të cilët gjatë këtyre viteve të tranzicionit janë trajtuar si “perëndi”, por në fakt e vërteta është se ata kanë pjesën e tyre të madhe të përgjegjësisë për situatën e rëndë që gjendet vendi ynë, edhe pas gati 30 viteve pluralizëm dhe demokraci. Së fundmi nuk janë shtuar akuzat dhe po flitet “pa dorashka” për këta ambasadorë, të cilët nuk raportojnë në kancelaritë e shteteve që përfaqësojnë apo në Bruksel ai i BE-së, për të vërtetat e realitetit shqiptarë.

Pikërisht në këtë këndvështrim e ka trajtuar punën e tij të fundit, mjeshtri Kapexhiu. Në karikaturën e radhës shfaqet Pinoku me hundën e madhe nga gënjeshtrat, i cili pasi ka zbarkuar në Tiranë ka gjetur edhe shokë të tij, të cilët mes të tjerëve janë edhe ambasadorët e huaj.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.