E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
REXHINA që humbi jetën pasi lindi fëmijë, ishte  martuar 10 muaj më parë (FOTO)
Lajme

REXHINA që humbi jetën pasi lindi fëmijë, ishte martuar 10 muaj më parë (FOTO)

Rexhina Debrova është 25-vjeçarja e cila humbi jetën ditën e sotme ën Elbasani, një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj.

Mësohet se e reja ka humbur jetën për shkak të Trombolisë pulomonare, mbyllja e arterieve pulmonale (mushkërive).

 

25-vjecarja copy

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në spitalin e Elbasanit, ku pas lindjes mjeku gjinekolog ka konstatuar se e reja ka pasur aritmi, dhe ka kërkuar ndërhyrjen e mjekut kardiolog.

Ndërkohë familjarët e vajzës kanë ngritur akuza ndaj stafit mjekësore, duke u shprehur se mjeku kardiolog është vonuar një orë dhe nuk ka mundur ta shpëtojë.

25 vjecarja copy

Ende nuk ka reagim nga spitali dhe as nga policia, ndërsa pritet që të dalë ekspertiza mjekoligjore për të p[përcaktuar shkaqet e vdekjes së 25-vjeçare.

Rexhina Debrova u bë sot nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë pas vetëm 10 muajsh martesë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.