E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fierakja arrestohet në Kakavijë, në çantë i gjendet një pistoletë
Lajme

Fierakja arrestohet në Kakavijë, në çantë i gjendet një pistoletë

Një 45-vjeçare u arrestua nga policia kufitare në Kakavijë pasi iu gjet një pistoletë pa leje.

Sipas policisë, arrestimi i 45-vjeçares me inicialet L.S, banuese në Fier, erdhi pas një kontrolli në automjetin e përdorur prej saj, ku në bagazh u gjetën të fshehur një armë zjarri e llojit Glock, kalibri 9 mm, me gjithsej 9 fishekë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bazë të analizës së riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë automjetin në pronësi të shtetases L.S. 45 vjeçe, banuese në Fier.

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore, në bagazhet e këtij mjeti, u gjet e fshehur një armë zjarri e llojit Glock, kalibri 9 mm, me gjithsej 9 fishekë”, njofton policia.

Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Postës së Policisë Dropull, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetases L.S., për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.