E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja e 25-vjeçares pas  lindjes, shoqërohen 2 mjekët (Emrat)
Lajme

Vdekja e 25-vjeçares pas lindjes, shoqërohen 2 mjekët (Emrat)

Ndërsa familjarët hedhin akuza në drejtim të mjekëve, që sipas tyre janë treguar të pakujdesshëm.

Lidhur me këtë ngjarje  janë shoqëruar për t’u marrë në pyyetje dy mjekë të Spitalit të Elbasanit.

Mësohet se njëri prej tyre është Nikollaq Thano, reanimator dhe tjetri është Mehmet Ibaj, kardiolog

Bëhet e ditur se Thano dhe Ibaj janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje pasi ata kanë asistuar në lindjen e 25-vjeçares.

Gjithashtu për ngjarjen janë thirrur të dëshmojnë edhe dy infermiere që asistuan në lindje si dhe gjinekologu Ardjan Kadaifçiu. Këto shoqërima janë realizuar pas daljes së autopsisë mjeko-ligjore.

Qendra spitalore e Elbasanit ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur gjatë ditës së sotme ku Rexhina Debrova ka ndërruar jetë një orë  pas lindjes në maternitet.

Përmes një deklarate për mediat, spitali shprehet se 25-vjeçarja “u paraqit në spital më datë 22.04.2019 në orën 10:25 paradite. Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50” .

Ndërkohë familjarët e saj të irrituar me stafin mjekësor janë shprehur se gjithë kjo ishte për shkak të neglizhencës së mjekëve .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.