E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“E vetmja mënyrë që Partia e Patozit të marrë pjesë në zgjedhje është urdhri i Edi Ramës për…”- Bardhi tregon skenarin
Politikë

“E vetmja mënyrë që Partia e Patozit të marrë pjesë në zgjedhje është urdhri i Edi Ramës për…”- Bardhi tregon skenarin

Bindja Demokratike mund të marrë pjesë në zgjedhje vetëm me urdhrin e paligjshëm të Edi Ramës.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, thotë se vendimi për krijimin e partisë “Bindja Demokratike” e Astrit Patozit është marrë një ditë pasi opozita vendosi të mos regjistrohej në zgjedhje.

Sipas tij, me deklaratën e kësaj partie për të marrë pjesë në zgjedhje, janë bërë fasadë e qeverisë.

“Së pari shqiptarët janë të përfaqësuar nga ata që kanë votuar. Nuk mund të thuash se do përfaqësosh shqiptarët, kur shqiptarët nuk të kanë dhënë mandat përfaqësimi. E dyta, të pretendosh të hysh në zgjedhje, kur nuk ke krijuar ende parti, sepse sot ka skaduar afati, do të thotë se je duke i kryer një shërbim Edi Ramës, pasi si rregull, dhe këtu po flas si jurist, kjo parti nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje, sepse nuk është regjistruar në gjykatë.

Në zgjedhje nuk marrin pjesë kandidatët për parti politike, por marrin pjesë partitë politike. E vetmja rrugë apo mënyrë që kjo parti, kandidatë për të qenë parti për të qenë të saktë, të marrë pjesë në zgjedhje, do duhet që Edi Rama t’i japë një urdhër politik KQZ-së për ta regjistruar këtë parti në zgjedhje. Nëse kjo ndodh, besoj se shqiptarët kuptojnë realitetin se ku është krijuar kjo parti dhe kujt i shërben kjo parti e krijuar”,ka deklaruar Bardhi sipas një deklaratë të shpërndarë nga zyra e shtypit e PD-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.