E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e nesërme zhvendoset nga Tirana, do të bllokohen akset kryesore
Politikë

Protesta e nesërme zhvendoset nga Tirana, do të bllokohen akset kryesore

Ditën e nesërme opozita e bashkuar do të organizojë protestën e radhës, por kësaj here do të zhvendoset në akset kryesore që lidhin Jugun dhe Veriun me kryeqytetin dhe jo para Parlamentit apo Kuvendit siç ka ndodhur në ato të mëparshme.protesta1

PD dhe LSI ka njoftuar se nesër në orën 18:00 do të bllokohen akset kryesore lidhëse me Tiranën.

Opozita do të bllokojë aksin që lidh Juglindjen me Tiranën, në rrethrrotullimin e Bradashehsit në Elbasan,zona e Jugut do të bllokohet në rrethrrotullimin e Sheqit të Fierit.

Protestuesit nga Veriu i vendit do të grumbullohen në Milot, ndërsa do të bllokohet edhe hyrja e Tiranës te sheshi ‘Shqiponja’, si dhe një tjetër pikë që do të bllokohet do të jetë edhe ajo te Shkëmbi i Kavajës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.