E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Qendrim korrekt i Kryeministrit shqiptar kundër fenomenit negativ Berisha- Meta
Publik News

“Qendrim korrekt i Kryeministrit shqiptar kundër fenomenit negativ Berisha- Meta

Anglezët thonë: “në lidhje me fenomenet negative, moraliteti nuk është shmangie por kurajë”. (In concerne with disagreeable things the morality is not evasion but courage.)
E patë sesi veproi menjëherë presidenti Trump kundër Sirisë sot në mëngjes? Tamam sipas atij gjykimi.
A iu përmbajt dje kësaj edhe Kryeministri shqiptar kundër fenomenit negativ Berisha- Meta në lidhje ne frenimin që ata duan t’i bëjnë zhvillimit perëndimor të Shqipërisë?
Unë them se po. Më në fund ai mbajti qëndrimin që duhet të mbajë kryeministri shqiptar në lidhje me kushtetutën shqiptare dhe Reformën në Drejtësi.

Sot Shqipëria është përballë riformimit të moralitetit të shtetit shqiptar nëpërmjet riinstitucionalizimit të tij. Dhe kjo nuk pranon asnjë shmangie, por vetëm kurajë.
Ai që mendon se mund të bëjë tregti me kushtetutën, nuk është burrë shteti që i duhet Shqipërise.
Gjithkush duhet ta dijë se: Kur kushtetuta është kundër teje, nuk është fatkeqësi për kushtetutën por për ty vetë.

Shkruan:

Spartak Ngjela

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.