E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Guardiola shokon me deklaratën, ja çfarë thotë për Liverpool
Sport

Guardiola shokon me deklaratën, ja çfarë thotë për Liverpool

Manchester City fitoi kundër Manchester United duke prekur titullin kampion.

Duke folur në një konferencë për media pas ndeshjes, Guardiola tregoi se kishte kërkuar nga futbollistët e tij të luanin për fitore edhe nëse duhej të rrezikonin për të pranuar gol.

“E kuptoj presionin që kemi dhe Manchester United na e bëri të vështirë me Rashford dhe Lingard në sulm. U thashë lojtarëve se duhet të luanim për të fituar, nuk ka rëndësi nëse pësojmë gol”, tha Guardiola pas ndeshjes.

City do të luajë ndeshjen e radhës në fundjavë kundër Burnley, të cilën spanjolli e sheh si shumë të vështirë.

“Tani do të shkojmë në Burnley dhe e dimë që do të jetë tepër e vështirë. Është e rëndësishme të jemi të qetë. Nuk jemi akoma kampionë me tre ndeshje të mbetura, është e pabesueshme me pikët që kemi grumbulluar, po ashtu edhe Liverpool. Të dyja skuadrat e meritojnë titullin, por vetëm njëra mund ta fitojë. Ekipi që do të humbasë nuk mund të ketë pendime pasi ka dhënë gjithçka”, shtoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.